DYSHIMET/ Ekzekutimi i Elton Çiços nga një vrasës me pagesë?

May 2, 2016 | 16:26
SHPËRNDAJE

Policia edhe pse ka bërë të ditur se vrasësi i Elton Çiçës është një person rreth të 40-ve, nuk ka ende asnjë të dyshuar kryesor.

Por, nga hetimet e deritanishme, Policia dyshon se mund të kemi të bëjmë me një vrasë me pagesë.

Elton Çiça mbeti i vrarë mbrëmë në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja
Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Ndërkohë pas sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja, është bërë shoqërimi i disa personave.

Të shoqëruarit janë miq dhe të afër të familjes së vëllezërve Elvis dhe Elton Imeri, pasi dyshohet se vrasja ka lidhje me tentativën për grabitje të ndodhur në Tepelenë vitin e kaluar.

Gjithashtu janë shoqëruar dhe persona që mund të kenë dijeni për ekzekutimin.

Mësohet se është bërë dhe shoqërimi i disa të afërmve të Robert Ramës nga Laçi, personit tjetër të përfshirë në tentativën për grabitje, i cili u vra në Durrës më 8 qershor të vitit të kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura