Dyshime se është infektuar me Covid, karantinohet Presidenti i Këshillit Europian. Ja çfarë thotë zëdhënësi i Charles Michel

Sep 23, 2020 | 11:46
SHPËRNDAJE

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel është vetizoluar për shkak të dyshimeve se është infektuar me  koronavirus duke bërë që samiti i udhëheqësve të Bashkimit Europian i planifikuar për të enjten dhe të premten të shtyhet.

charles michelZëdhënësi i Këshillit të Bashkimit Europian, Barend Leyts, përmes një postimi në Twitter tha se një oficer sigurie me të cilin Michel ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe tregoi se ai është testuar rregullisht derisa të hënën ka rezultuar negativ.

Megjithatë, Charles Michel planifikon të respektojë rregulloret e Belgjikës për koronavirusin dhe është vetizoluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura