Dyshime se egjiptiani e shiti anijen, djali i kapitenit: Më ktheni babanë

Jun 23, 2016 | 14:55
SHPËRNDAJE

Marinari egjiptian që mori peng anijen e peshkimit “Celepia” dyshohet se ka shitur anijen dhe nuk kërkon më para. Shumë me të cilën kërcënonte se nëse nuk i jepej do mbyste anijen bashke me marinaret shqiptare.

Nderkohe familjaret e marinareve apelojne per kthimin e femijeve. Pas lajmit për rrëmbimin e anijes nga marinari egjiptian, Damian Malja, djali i kapitenit të peshkarexhës “Çelepia 2”, Dhimitër Malja, rrëfen se familja e tij është shqetësuar për fatin e kryefamiljarit.

Marinari-Shqiptar12

Ai i bën apel shtetit të ndërhyjë urgjentisht.

“Babai u nis ditën e shtunë, më datë 18, dhe që pas asaj dite nuk pata më asnjë lloj kontakti. Sot mora vesh që anija ndodhet në Egjipt. U trembëm, nuk dimë se ku të drejtohemi. Fotot që ka dërguar marinari që ka marrë peng anijen ishin të tmerrshme. Ai i mban të lidhur me zinxhirë dy marinarët, babain tim dhe kolegun e tij. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje, pasi kemi që prej datës 18 që nuk kemi kontaktuar dhe nuk e dimë nëse është apo jo gjallë. I drejtohemi shtetit dhe i bëj thirrje që të na ndihmojë. Kam tentuar të lidhem me babin vazhdimisht gjatë ditës, por është e pamundur”, u shpreh Malja.

Edhe familjarët e marinarit tjetër janë mjaft të shqetësuar dhe bëjnë thirrje për ndërhyrje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura