Dyndje automjetesh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Radhë të gjata në Rrugën e Kombit

Aug 23, 2020 | 10:14
SHPËRNDAJE

Teksa po mbaron sezoni veror, mijëra pushues nga Kosova po vijnë drejt bregdetit shqiptar.

iuo-745x450-1

Rruga e Kombit këtë të diel është shoqëruar me dyndje automjetesh, duke krijuar edhe radhë në një sërë pikash si në atë urës mbi Drin në qytetin e Kukësit, segment i cili ngushtohet ndryshe nga pjesët e tjera të autostradës.

Destinacionet më të preferuara për turistët nga Kosova janë Durrësi e Shëngjini.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura