Dyndja e refugjatëve në brigjet greke, hetimi: Zyrtarë të Rojes Bregdetare të lidhur me trafikantët

May 29, 2015 | 20:06
SHPËRNDAJE

Teksa ditet e fundit Greqia po perballet me nje numer te frikeshem refugjates qe mberrijne ne brigjet e saj, rezultatet e nje hetimi se fundmi kane nxjerre ne pah faktin se zyrtare te Rojes Bregdetare jane te lidhur me trafikantet e emigranteve.

Sipas “Kathimerini”, rezultatet e një hetimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Policisë Greke (ELAS) kane lidhur udhëheqesit e rojes bregdetare të vendit, si dhe oficerë të policisë dhe të Shërbimit Informativ Kombëtar (EYP) me trafikantet e emigrantëve.

Tre oficerë të rangut të lartë të Rojet bregdetare duket se janë të implikuar në operacionin e kontrabandës njerëzore, sipas një burimi të mirë-informuar.

Ne lidhje me kete ceshtje, ministri i Brendshëm Nikos Voutsis, Ministri i Mbrojtjes Janis Panousis dhe shefi i EYP Janis Roubatis u takuan të premten për të diskutuar rezultatet e raportit dhe kryeministri Aleksis Tsipras pritet të informohet për shkak të seriozitetit të çështjes.

Hetimi gjithashtu ka pasoja të mundshme politike, raporton Kathimerini, pasi ajo implikon edhe një person të dyshuar si i lidhur me SYRIZA. Sipas njoftimeve, 66-vjeçari, u afrua në vitin 2007 për të dalë si kandidat në Pire me SYRIZA në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura