“Dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet e varfra”- Basha tregon me shifra bonuesin për biznesin e vogël dhe pagesat për kryefamiljarët që kanë humbur punën

Apr 8, 2021 | 22:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike shpalosi programin e qeverisë së re për mbështetje ndaj biznesit të vogël. Sipas kreut demokrat, çdo biznes do të marrë bonus 1 mijë euro si mbështetje për të përballuar këtë periudhë të vështirë.

4fec36cc-426b-40d5-a0c5-91aa84383bdf

Basha u shpreh se familjet e goditura nga pandemia vijnë në dy blloqe të mëdha, ku ato me ndihmë ekonomike parashikohet dyfishim i ndihmës ekonomike.

Ndërkohë, për ata që kanë humbur vendin e punës, Basha tha në “Real Story” në News 24 se do të ketë një pagesë prej 100.000 lekësh të vjetra.

Pjesë nga debati:

Erl Murati: Ju përmendët faktin se sa të vijë  PD në pushtet dhe ju kryeministër paratë do të shkojnë nga oligarkët tek populli.  Unë doja të ishit më konkretë në këtë pikë sepse kanë mbetur vetëm 2 javë nga zgjedhjet dhe unë dua të besoj se ju keni një plan konkret. Deri tani qeveria ka ardhur me ofertën që për mua është  e pamjaftueshme të pagave të luftës. Ose bashkia e Tiranës ka ardhur me vendimin se do të hiqet taksa e hapësirës publike për 6 muaj. Pra janë masa konkrete që unë besoj se janë të pamjaftueshme. Ju a keni diçka konkrete për t’i thënë shqiptarëve përtej premtimit se do t’i hiqni paratë oligarkëve dhe do t’i çoni tek njerëzit?

Lulzim Basha: Pa diskutim që po dhe e kemi shpalosur këtë. Në fakt ne ia kemi vënë në dispozicion qeverisë në një instikt apo qasje që do të kultivohet pas 25 prillit, një kulturë të re politike. Mund të thonim që në vend t’ia vinim në dispozicion qeverisë, mund të vazhdonim  të kritikonim qeverinë. Ne kemi bërë këtë. Kemi vënë dy plane në dispozicion qeverisë në mars dhe në shtator dhe në qoftë se këto plane do të ishin marrë dhe do të ishin zbatuar ne do të ishim të paktën në nivelin e menaxhimit të Maqedonisë  së Veriut ose Kosova. Plani ynë është në radhë të parë t’ju vijë në ndihmë në familjeve dhe ekonomisë. Për këtë arsye kemi bërë gati një paketë, e cila menjëherë të paktën për një periudhë 3-6 mujore do t’i japi biznesit të vogël shqiptar që është që është më i goditur dhe që po bën 98.5% të biznesit shqiptar një çek prej 1 mijë euro, për një periudhë prej tre deri në katër mujore me qëllim që të mos shkojmë drejt mbylljes masive. Në këtë moment që flasim, sot që flasim janë mbyllur mesatarisht 60 biznese në të gjithë Shqipërinë edhe sikur një të vetëpunësuar të ketë pasur do të thotë që kanë humbur të ardhurat me shumë gjasa të kryefamiljarit e të ardhurat e vetme.

Erl Murati: Kjo do të ndodhë në çdo rast. Pra, edhe nëse pandemia do të zbehet sepse po të dëgjosh kryeministrin thotë që këtë verë do të hapen.

Lulzim Basha: Ke bërë një pyetje shumë të gjatë dhe unë dua të strukturoj përgjigjen pastaj mund ti ktheheni pyetjeve të tjera. Biznesi i vogël do të ketë pra akses në këtë bonus prej një mijë euro për çdo biznes. Familjet e goditura nga pandemia vijnë në dy blloqe të mëdha, ato me ndihmë ekonomike për të cilat plani ynë parashikon jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë por gjatë gjithë qeverisjes tonë, dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe një pjesë tjetër të njerëzve që kanë humbur vendin e punës, të njerëzve të cilët për shkak të mungesës së masave, të keqmenaxhimit nga qeveria kanë humbur vendin e punës ose si të vetëpunësuar, ose si të punësuar, nuk janë më në marrëdhënie pune, nuk çojnë më rrogë në shtëpi dhe si rezultat, kanë rrezik mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe për ta, ne kemi përgatitur një paketë, të cilën, edhe një herë dua ta theksoj, ia vumë në dispozicion në shtator kësaj qeverie, jo për të bërë karshillëk, as na leverdiste, përkundrazi, dhe dikush po ta thotë me cinizëm, opozitës i leverdis më mirë thjesht të godasë qeverinë se sa të japë alternativa, por edhe një herë po e them me përgjegjshmëri, se bëhet fjalë për jetën, për shëndetin e qytetarëve. Vjen një moment, duhet ta vesh një kufi dhe përtej këtij kufiri nuk duhet të kalosh më, thjesht cic-mice politike sepse ka diçka që është më e rëndësishme se jeta dhe shëndeti i njerëzve dhe për familjet që kanë humbur vendin e punës ne kemi përgatitur një paketë, e cila do t’ju mundësojë atyre një pagesë prej 100.000 lekësh të vjetra, për kryefamiljarët që kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre, s’kanë të bëjnë me biznesin. Kemi të bëjmë pastaj me ata që do të rimerren në punë sepse qëllimi është të rimerren në punë, të rindizen motorët e ekonomisë. Stimuli ë do ti japim biznesit është që për këdo që rimerr në punë do të marrë një pagesë prej 200 mijë lekësh të vjetra në muaj.

Sokol Balla: Dhe për sa kohë?

Lulzim Basha: Plani ynë i shtatorit ishte llogaritur për 6 muaj. Aktualisht ne po bëjmë  llogaritë që ta bëjmë këtë të mundur efektive deri në fund të vitit 2021 dhe pastaj do shikohet vijueshmëria dhe për përmasat e pandemisë dhe për efektet social-ekonomike. Kemi të bëjmë me një grup tjetër që është biznesi i madh. Janë ata që punësojnë 10, 20, 30, 40, 50, 100, 500 dhe të cilët po e ndiejnë stresin. Për shembull fasoneria po e ndien rënien ekonomike, rënien e porosive, po ndien rënien e fitimit për shkak të kursit të këmbimit. Për ta paketa është e dyfishtë. Është paketa e plotë ekonomike 4- vjeçare, që ka taksën e sheshtë 9%, ka sigurimet shoqërore 18%, ka uljen e çmimit të energjisë duke eleminuar taksën që Rama ka vendosur gjatë këtyre 8 vite mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe karburanti shqiptar siç e dini ju, doli dhe studimi, është i treti më i shtrenjti në botë pas Suedisë dhe Singapori. Ka uljen e fashës së energjisë për bizneset prodhuese dhe eksportuese. Por ka dhe një paketë imediate ndihme, e cila përbëhet nga garancitë sovrane. Ishte propozimi ynë i Marsit. U bë një akt nga qeveria, por nuk përfitoi njeri. Ose më mirë, përfituan një grusht njerëzish, në fakt janë përfituesit kryesore të tenderëve, PPP-ve dhe koncesioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura