Dy vjetori i tërmetit të 26 nëntorit/ Ambasada amerikane: Vlerësojmë qëndrueshmërinë e Shqipërisë! Ishim të nderuar t’ju qëndronim pranë

Nov 26, 2021 | 16:19
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri.

termeti26nentor

Me anë të një postimi në Tëitter, ambasada vlerëson qëndrueshmërinë e Shqipërisë përballë kësaj katastrofe.

Më tej, Ambasada Amerikane shkruan se SHBA ishte e nderuar t’i qëndronte pranë vendit tonë dhe duke dhënë ndihmën e saj gjatë kësaj kohe.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Dy vite më vonë ne kujtojmë mëngjesin ku një tërmet shkatërrimtar goditi Shqipërinë. Në këtë ditë kujtojmë 51 viktima dhe vlerësojmë qëndrueshmërinë e Shqipërisë përballë kësaj katastrofe. SHBA ishim të nderuar t’i qëndronim në krah miqve tanë shqiptarë duke dhënë ndihmën tonë.

Për dy vjetorin e tërmetit kanë reaguar dhe liderët politikë në vend. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se tragjedi të tilla janë sprovë për popujt dhe shtetin. Ai shtoi se sot, dy vite më vonë jemi ngritur më të fortë.

Në anën tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi ta kujtojë këtë ditë me anë të një vizite në një prej familjeve të prekura nga tërmeti. Sipas Bashës, ajo ishte një familje simbolike sa i takon harresës dhe braktisjes nga shteti dy vite pas tragjedisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura