Dy vjeçarja me kancer në tru ka nevojë për ju! E ëma mes lotësh: Nëse nuk i mbledhim 20.000 euro do vdesë…(VIDEO)

Nov 20, 2020 | 22:52
SHPËRNDAJE

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News 24 transmetoi një tjetër rast ku një fëmijë ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi rrezikon jetën.

elifi-770x431

Elifi ende nuk ka mbushur dy vjeç, ajo vuan nga tumori cerebral. Vajza e mitur është duke marrë trajtim të specializuar pranë spitalit pediatrik në QSUT, por shpëtimi i saj sipas mjekësve duhet urgjentisht të kryhet jashtë vendit. Vajza ka kryer dy ndërhyrje në vend por shpresat e mëdha janë vetëm në Turqi. Familja Hasanaga jeton në Tiranë. Dallendyshe Hasanagën, të ëmën e Elifit gazetarja e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Voltiza Duro e ka gjetur gjatë kësaj jave tek Pediatria, mes lotëve e dhimbjes.

Mjekët i kanë se nëse vajza nuk operohet rrezikon të humbasë shikimin dhe madje të humbë edhe jetën. Operacioni i ndërhyrjes për tumorin cerebral kushton 20.000 euro. Në rast se paratë nuk mblidhen në kohë, gjithçka do të jetë vonë për Elifin.

“Para një muaji u diagnostikua me tumor , e solla në pediatri dhe i bëmë një skaner. Më thanë ka tumor në kokë, unë u thashë mos është virozë, na erdhi çdo gjë papritur, sikur më ra qielli në kokë, sikur e gjithë bota mu shemb, e futa me urgjencë në operim, operacioni nuk kishte dalë me sukses, kishte një komplikacion, në shtëpi vetëm qante, i hipi temperatura, të dielën i doli ujë nga koka vajzës, për momentin unë u tremba, për 5 ditë iu mbush koka me ujë, gjendja ju keqësua, në shtëpi i fillojnë dhimbjet, vijnë në spital, jemi lidhur me një klinikë në Turqi na thonë do i iki shikimi mund të vdesë kanë kërkuar 20.000 euro nuk e përballojmë dot, pagat janë të vogël nuk e kemi mundësinë, nuk e di si do ia bëjmë. Ju lutem më ndihmoni për Elfin, që të vazhdojë jetë ju lutem të gjithë shqiptarëve që Elifi mos të vdesë nuk kam ku të përplasem tjetër, më mirë të vdes unë sesa të vdesë ajo”,-thotë e ëma duke lotuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura