Dy videot e dhunës në Kavajë dhe Korçë, Berisha: Këta s’janë policë, por gangsterët e Ramës dhe Tahirit

Feb 20, 2015 | 22:27
SHPËRNDAJE

Pas publikimit në media të dy videove nga qytetarë të ndryshëm për dhunën e ushtruar nga forcat e rendit, fillimisht në qytetin e Kavajës dhe më pas të Korçës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri, Sali Berisha

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha bën përgjegjës krerët e qeverisë duke identifikuar sjelljet e efektivëve të policisë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Keta nuk jane police. Keta jane fytyra e vertete e Rames dhe Tahirit, jane gangstere, çunat e krimit!”,-shkruan Berisha.

Sipas tij, pamjet e publikuara në media, janë skena tipike të shtetit policor në të cilat policë me uniformë që përfaqesojnë shtetin, gjuanë në mes të rrugëve me grushta, shuplaka e shqelma si gangësterë të vërtetë qytetarë për kundravajtje.

“Pak dite me pare pame rastin e nje zonje ne Tirane, dje dhe sot mediat raportuan rastet te tjera te keqtrajtimit te qytetareve nga çunat e krimit, fytyra e vertete e Rames dhe Tahirit ne qytetet e Kavajes dhe Korces. Ky eshte deshmi tjeter e shtetit policor te Edvin Kristaq Rames dhe neo-bllokmeneve, te cilet sapo erdhen ne pushtet per te hapur akset e droges shkrine policine rrugore dhe e zevendesuan ate me trafikante, delinkuente, si keta qe rrahin njerez ne rruge!”,-thotë Berisha në komentin e tij në “Facebook”.

Më herët, në media u publikuan dy video këtë të premte, ku njëra shfaqte pamjet e dhunës së ushtruar ndaj një të riu në Kavajë që po shoqërohej në komisariatin e policisë dhe tjetra, shfaqte pamje dhune nga forcat e rendit në Korçë, për shkak se një i ri kishte goditur makinën e shefit të policisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura