Dy vëllezërit shqiptarë nuk i shpëtojnë ‘syrit’ të policëve grekë, e pësojnë keq sapo…

Jan 10, 2018 | 21:49
SHPËRNDAJE

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në një zonë të Selanikut në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas dyshimeve se diçka mund të fshihej në makinat e tyre ata u ndaluan nga patrulla nga ku u kapën në flagrancë me 10.7 kg kanabis në dy makinat e tyre, ndërsa gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën sasi të tjera lënde narkotike dhe jo vetëm, shkruajnë mediat greke.

shqipet 2

Në banesën e 25 vjeçarit u gjetën, 25,6 kg kanabis ndërsa tek i vëllai i tij dy vite më i vogël përveç 2.3 kg kanabis u gjetën dhe  një pistolete me krehër dhe dy fishekë, një peshore precizioni, 3 doreza hekuri, 1.500 euro.

shqipet

Dy të arrestuarit do të dërgohen te prokuroria e Selanikut, ku pritet t’u komunikohet dënimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura