Dy vatra të mëdha zjarri në pyjet e Lezhës, terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Jul 9, 2020 | 18:30
SHPËRNDAJE

Dy vatra të mëdha zjarri janë evidentuar në pyjet e njësisë administrative Ungrej, në Lezhë.

zjarr

Flakët janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet, po fatmirësisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa. Punonjësit e agjencisë së shërbimit pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura