Dy teatro për një festival online që kushton 90 mln lekë/ Përplasja me Ramën, Çuli: E falënderoj për përgjigjen, te numri i ulët i spektatorëve ndikoi shembja e teatrit

Feb 9, 2021 | 19:18
SHPËRNDAJE

Një festival mbarëkombëtar teatrosh do të mbahet online  nga data 23 shkurt deri me 14 mars. Shfaqjet  më të mira të 5 viteve të fundit dhe të 20 trupave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të jepen në faqet zyrtare të teatrove shqipfolës.

culiii-770x433

Drejtori i TK-së, Hervin Çuli tha se “festivali do të mbahet online, pasi është e pamundur të zbresim në skenë. Bashkë me drejtorin e Eksperimental it, pamë përvojat europiane, slogani ‘teatri vazhdon’”.

Mandej fjalën e mori drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental, Altin Basha i cili tha se “zgjodhëm shfaqje sipas cilësisë së regjistrimit dhe cilësisë së audios. Ideja ishte të bëhej diçka më vlerë e me cilësi”.

Buxheti shtetëror e privat për festivalin kap shumën 90 mln lekëve të vjetra që do shkojnë si çmime për shfaqjet, e aktorët më të mirë. E pyetur pse nuk hapen teatrot kur takimet elektorale thyejnë rregullat anticovid, ministrja e kulturës Elva Margariti u përgjigj: “Të gjithë ne duam të rikthehemi në salla, por nuk duam të mbrojmë vetëm publikun por edhe trupën. Ne respektojmë rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, për të tjerët merren masa”.

 

I vënë para pyetjes së një viti pa shfaqje dhe mungesës së tyre në eksterier, siç bënë teatro të tjerë, apo numrit te ulet të spektatorëve, drejtori i Teatrit Kombëtar foli për pamundësi përshtatjeje.

“Teatri Kombëtar ka shfaqje me skena të mëdha dhe me shumë aktorë ndryshe nga Kiço Londo që i ka pasur shfaqjet me te vogla. Ne kemi shumë aktorë, nuk mund të luanim jashtë dhe nuk mund të nxirrnim jashtë shfaqjen ‘Galaksia’ për shembull me gjithë atë skenografi. Ne nisëm shfaqjet online ndërkohë dhe kemi pasur program 4 net në javë”.

Sa për numrin e ulet të spektatorëve, Çuli tha se mandati i tij i dytë ka pasur vështirësi, padi, ka ndikuar edhe çështja shembet a nuk shembet teatri. “Ndërkohë Londo i vazhdonte shfaqjet atje, unë isha zhvendosur. Shifrat INSTAT-it ia çojmë ne dhe online kemi pasur shumë spektatorë sidomos te ‘Galaksia”, tha Çuli.

Në prill të vitit të shkuar, ai kërkoi lirimin e fondeve që të vinte shfaqje online, që e çoi në përplasje me kryeministrin, për çka sot sqaron.

“Unë kërkova lirimin e fondeve për shfaqje online dhe u liruan sepse që një kohë që qeveria i pat bllokuar. Ajo u zgjidh dhe e falënderoj kryeministrin për përgjigjen”, tha Çuli.

Ai foli për kalendar artistik online gjatë viti të shkuar, kohë kur mungoi shfaqja para publikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura