Zjarri me dy të vdekur në spital, zbulohet shkaku i sherrit mes pacientëve

Jul 26, 2016 | 8:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zjarrvënia që shkaktoi dy të vdekur duket se ka zanafillën tek një konflikt pronësie mes dy pacientëve që ndodheshin të shtruar në spitalin privat ku ndodhi ngjarja.zjarri2

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje në një spital privat, ku mbetën të vdekura dy paciente, u plagosën dy dhe u asfiksuan 25 të tjerë, sipas Policisë së Tiranës është një ngjarje e qëllimshme.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 57- vjeçari Cani ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën pacientit tjetër, Dashamir Saraçit, 47 vjeç, me qëllim për ta vrarë.

Mes tyre ka pasur një debat në dhomën ku ata po prisnin për të kryer hemodializën, debat që, sipas Policisë, lidhej me një konflikt të hershëm pronësie që ata kishin me njëri-tjetrin.

Megjithatë as njëri, as tjetri nuk kanë pranuar ende të japin deklarime për atë që ka ndodhur, me pretendimin se nuk ndiheshin mirë.

Ajo që dihet është se autori ishte i informuar se Saraçi do ishte dje për dializën, ndaj edhe i kishte marrë masat, duke marrë me vete bidonin me benzinë.

 

Nga kjo ngjarje humbën jetën Sanie Sulaj, 55 vjeç, nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe Hani Mali 55 vjeç nga Laçi e cila u gjet poshtë një shtrati, e karbonizuar.

 

Dy viktima nga zjarri në spitalin privat, arrestohet autori

Autori i dyshuar i zjarrvënies në ambientet e një spitali privat sot në kryeqytet, shtetasi Lefter Cani mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është arrestuar nga policia në ambientet e spitalit.

Ai nuk pranon të flasë për uniformat blu e për të shpjeguar motivin e ngjarjes.

Sakaq, bilanci i ngjarjes së sotme në repartin e Hemo-Dializës është rënduar, pasi ka shkuar në dy numri i viktimave. Fillimisht u raportua se viktimë mbeti një pacient, i cili i vuri flakën vetes.

Në fakt, hetimet treguan se ai i vuri flakën një pacienti tjetër, pas një sherri, por viktimë mjerisht mbeti një grua 55-vjeçare, po paciente në dhomë. Më pas, policia njoftoi se poshtë një shtrati ishte gjetur edhe një tjetër grua e pajetë. Autori vetë mbeti i plagosur nga ngjarja.

zjarr

Zyrtarisht policia pas hetimeve të fundit bën me dije se gjithcka ka ndodhur pas një sherri mes dy pacientësh dhe viktimë mbeti një tjetër paciente, e cila po merrte mjekimin në dhomë.

Ngjarja

Policia njofton se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç .

“Dyshohet se ka lindur një konflikt midis dy  shtetasve Lefter .C  dhe shtetasit  D.Saraçi, 47 vjeç. Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe  dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin  D.S dhe me pas i ka  vënë zjarrin”- njofton policia.

Viktimat 

Nga flakët viktimë ka mbetur shtetasja Sanie Sulaj, 55-vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë. Gruaja ishte duke u mjekuar në të njëjtën dhomë të repartit.

Grupi hetimor gjatë kqyrjes dhe kontrollit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si shtetasja: Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Ndërhyrja 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.

Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet  në vendin e ngjarjes  dyshohet  se zjarri u shkaktua me dashje nga pacienti Lefter C., 57 vjeç.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin privat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
zjarri1 zjarri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura