“Dy të vdekur në pak orë”, Bino: Nga tre pacientë në reanimacion, dy janë rëndë. Viktima nga Kuçova u infektua në…

Mar 23, 2020 | 14:40
SHPËRNDAJE

silva bino2

Ka shkuar në 49 numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv aktualisht. Nga tre pacientë në reanimacion, dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Në komunikimin e përditshëm për publikun Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se tre prej të infektuarve janë në terapi intensive.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri, ku sipas saj, janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit:

Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.

Kështu ka shkuar në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.

Lidhur me viktimën nga Kuçova, Bino tha se infektimi i tij ka ndodhur në Tiranë, e në këtë qytet nuk kemi pasur zinxhir të infeksionit deri më tani.

Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Harta e te prekurve ne Shqiperi- Zgjeroht me 104 te prekur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura