Dy të lënduar, banesa dhe makina të djegura… Ambasada në Athinë bën bilancin: Shkatërrimi që solli zjarri te komuniteti shqiptar në Mati

Jul 25, 2018 | 23:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ambasada në Athinë raporton për dy shqiptarë të lënduar lehtë në zonën e Matit në Atikë nga zjarri, si dhe dëme materiale te komuniteti shqiptar atje.

b

“Në zonën e Matit raportohet për dy shtetas shqiptarë të lënduar lehtë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit raportohet se janë djegur banesat ku jetonin disa prej tyre, si dhe disa automjete personale. Banorët e prekur janë transferuar përkohësisht në një kamp pushimi të zonës i cili është kthyer në strehë banimi të përkohshme”, thuhet në një njoftim të Ambasadës.

Me dy shqiptarët e plagosur në Mati, sipas Ambasadës shqiptare në Athinë, numri i të plagosurve shqiptar nga zjarret në Greqi shkon në 6. Një prej të cilëve, sipas të njëjtave burime, ndodhet në gjendje të rëndë.

e

“Në zonën e Rafinës raportohet një shtetas shqiptar i minoritetit grek që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos, ndërsa familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.

f

– Për zonat e tjera të prekura më së shumti nga zjarri, si Kokkino Limanaki dhe Ano Voutsa, Ambasada vazhdon të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet greke për të marrë informacione në vijim.

d

Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183”, thuhet më tej në njoftim.

a

***

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar përmes një deklarate në Facebook, se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.

“Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke. Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.”, thuhet në njoftim.

457878

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura