Dy të arrestuar në Lazarat për kultivim kanabisi, procedohet edhe një grua

Sep 22, 2019 | 9:37
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në Lazarat, ndërsa një grua është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi në oborrin e tyre po kultivonin lëndë narkotike kanabis sativa.

kanabis

“Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike”, sqaron policia.

Njoftimi:

Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga Lazarati dhe procedohet penalisht një shtetase. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.R., 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

A.B., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasia Z.H.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura