Dy standardet e Komisionit të Disiplinës, Xhetanin dhe Laçi nuk u dënua

Feb 22, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Me trajnerët Sulejman Starova dhe Shpëtim Duro ka zbatuar rregulloren, por që Komisioni i Disiplinës vepron me dy standarde, kjo nuk është diçka e re. Mirëpo, nëse shikon rastin më të fundit që ka ndodhur me pjesëtarin e stafit teknik të një prej ekipeve në Superiore, skandali thellohet.

disiplina_1dhjetor

Bëhet fjalë për zv.trajnerin e Laçit, Sajmir Xhetani, i cili në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur të dielën kundër Luftëtarit u largua nga pankina pas kontestimeve dhe ofendimeve. Arbitri kryesor, Klajdi Kola, ndali lojën dhe u afrua te gjyqtari i katërt, duke urdhëruar daljen jashtë të Xhetanit.

Xhetani

Deri këtu gjithçka OK, por teksa pritej që matjani të ishte dje mes vendimeve të Disiplinës, ndodhi e kundërta. Gjithçka është më pamje filmike dhe tashmë ka dy rrugë: ose arbitri kryesor nuk e ka shkruar fare në protokoll masën disiplinore që mori ndaj zyrtarit të Laçit, ose Disiplina ka bërë sikur nuk e ka parë dhe e ka kaluar pa dënuar. Për të njëjtin rast pak javë më parë Disiplina masakroi zv.trajnerin e Flamurtarit, Jeton Beqiri. Çudira shqiptare…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura