Dy shqiptarë u therën me thikë në Francë? Policia: Ja e verteta

Sep 21, 2017 | 14:05
SHPËRNDAJE

Mediat franceze dhe më pas ato shqiptare raportuan për një ngjarje të rëndë të ndodhur  në  qytetin francez universitar të Poitiers. Flitej për dy shqiptarë të cilët u vranë nga një sulm me thikë.

Por pas verifikimeve policia ka njoftuar se dy shtetasit e vrarë nuk janë shqiptarë.

bty

Njoftimi i plotë

Ditën e djeshme, e Mërkurë 20 Tetor 2017, disa media shqiptare shpërndanë lajmin e publikuar fillimisht nga disa gazeta franceze, lidhur me një “sherr për larje hesapesh me viktima shqiptarë”, ndodhur në mëngjes mes të rinjsh në qytetin e Poitiers, në departamentin e Viennes-France.

Lajmi origjinal mban titullin “Poitiers: bagarre au couteau en pleine rue, deux Albanais blessés, deux Nord-Africans interpellés”.

Pas verifikimit me instancat e sigurisë në France sqarojme se:

Ngjarja është reale, por lajmi eshte i pasakte.

Dy viktimat në Francë nuk janë shtetas shqiptarë.

Ju lutem na kontaktoni për çdo rast. Policia e Shtetit duke vleresuar rolin e medias, mbetet e gatshme per bashkepunim ne favor te informimit dhe transpareces se publikut.

Tmerr në Francë, therin me thikë dy shqiptarë mes fyerjeve dhe britmave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku raportohet se dy shqiptarë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në qytetin francez universitar të Poitiers, janë therur me thikë.

Lidhur me këtë ngjatje dy persona janë dërguar në paraburgim, shkruan lanouvellerepublique.fr

bty

Thirrjet e të plagosurve zgjuan banorët përreth, të cilët edhe lajmëruan policinë.

“Kam dëgjuar zërin e njerëzve, fyerjet dhe britmat,” thotë një student.
“Dëgjova njerëz që po ziheshin”, tha qiramarrësi i një apartamenti që ndodhej menjëherë pranë skenës së luftës.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua ulëriste emrin e një personi të plagosur”.

Dy burrat me origjinë shqiptare kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga thika. “Kishte shumë gjak”, tha një burim policor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura