Dy shqiptare ‘shembën’ raftet e qendrës tregtare, por e pësojnë keq pasi…

Sep 21, 2017 | 19:54
SHPËRNDAJE

Dy gra shqiptare të moshës 32vjecare janë kapur nën akuzën e vjedhjes në tentativë por më pas janë lënë të lira.

Qendra-tregtare

Ata kishin fshehur rroba me vlerë prej 743 euro, por roja kishte vërejtur lëvizjet e tyre, dhe ata kanë përfunduar në stacionin e policisë dhe po hetohen, në një gjendje lirë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qendrën tregtare “Bricoman” në Itali. Ata e kanë përshkuar qendrën tregtare me një karrocë në dorë, dhe më pas janë përpjekur që t’i fshihnin rrobat e vjedhura nga raftet duke i futur në çante.

Por roja ka qenë shumë i vëmendshëm e gjatë kalimit të tyre në korsinë pa blerje i ndaloi ata dhe thirri policisë dhe ku u morën masat e kontrollit të nevojshëm.

Gratë gjithashtu në kohën e kontrolleve nuk ishin asnjë dokument.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura