Dy shqiptarë hyjnë në banesën e legjendës italiane të futbollit, si u pikasën nga policia

Jan 25, 2022 | 15:32
SHPËRNDAJE

Dy shtetas shqiptarë dyshohet se kanë hyrë në banesën e legjendes italiane te futbollit Gianni Rivera-s në Romë.

101329100-0793ac51-0284-4fbe-bed3-4ed862328fd9

Siç shkruajnë mediat italiane, dy të dyshuarit, iu drejtuan kasafortes ku ish-futbollisti ruan trofe dhe kujtime nga karriera e tij duke e boshatisur me ndihmën e veglave enkas për zhbllokimin e kasafortave.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. Sipas mediave italiane, një zjarr i shkaktuar gjatë hapjes së kasafortës bëri që ata t’ia mbathnin, por arratia e tyre nuk ka zgjatur shumë.

Efektivët e Policisë së Trevit vunë në pranga dy shqiptarët, për të cilët nuk raportohen identitetet e tyre.

Arrestimi

rivera

Ishte ora 3 e mëngjesit te se shtunes, kur një patrullë dalloi dy persona që qëndronin përpara një makine Fiat Panda.

Agjentët u afruan për t’i pyetur se çfarë po bënin kur njëri nga dy shqiptarët nxori këmishën e futbollistit Ibrahimovic, duke thënë se e kishte gjetur.

Më pas policët kontrolluan makinën, ku gjetën 6,345 euro kesh, një trofe të Topit të Artë, një certifikatë të klubit të Milanit, për Gianni Rivera, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një certifikatë nga Liga Kombëtare e Amatorëve.

Teksa ata kontrollonin automjetin e dy shqiptareve, patrulla informohet nga salla operative për zjarrin qe raportohej nga banesa e Gianni Rivera-s. Keshtu dy te rinjte u shoqeruan ne Komisariat nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura