Dy raunde pa asnjë emër për presidentin/ Nesër mblidhet konferenca e kryetarëve! Ja çfarë pritet të ndodhë

May 23, 2022 | 21:19
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar datën e raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit të vendit.

Konferenca-e-Kryetareve-zgjedhja-presidenti-ri-Balla-Alibeaj-Mediu-PS-PD-9-780x405-1

Në mbledhjen e nesërme që do të mbahet në orën 14:30, pritet të caktohet afati për shqyrtimin e kandidaturës nga ana e Komisionit për Çështjet Ligjore.

Ditën e sotme dështoi raundi i dytë i këtij procesi pasi deri në përfundim të seancës parlamentare asnjë nga palët nuk çoi kandidatë për votim.

Palët u tërhoqën nga një marrëveshje mes keqkuptimesh e arritur javën e kaluar në konferencën e kryetarëve ku PD kërkonte firma nga PS për kandidatët e saj.

Maxhoranca ka paralajmëruar se nuk do të sjellë emra në tryezë deri në dy raundet e fundit, duke e lënë topin në fushën e opozitës edhe në raundin e tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura