Dy pronarët e kompanive të inceneratorit të Elbasanit në kërkim ndërkombëtar, Basha: E kam paralajmëruar disa herë që do zhduken, në mos i gjettë diçka më e keqe, se dinë shumë!

Jan 27, 2022 | 11:21
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar sot në Kuvend lajmin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të dy pronarëve të kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Basha tha se arratinë e tyre e ka paralajmëruar vetë që një vit më parë.

“Një vit më parë e kam paralajmëruar disa herë që do të zhduken, do të shkojnë në arrati në mos i gjettë dicka më e keqe se dinë shumë dhe dinë ato që s’duan ti dinë ata që duhet të ishin këtu, ai që duhet të ishte këtu prapa”, theksoi kryedemokrati.

DEKLARATA NGA LULZIM BASHA:

Dje janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy nga prestanomët e kësaj afere minimalisht prej 430 milionë euro. Një vit më parë e kam paralajmëruar disa herë që do të zhduken, do të shkojnë në arrati në mos i gjettë dicka më e keqe se dinë shumë dhe dinë ato që s’duan ti dinë ata që duhet të ishin këtu, ai që duhet të ishte këtu prapa.

Ndërkohë ata që janë në kërkim ndërkombëtar kjo qeveri vijon të paguajë skenat e krimit që janë rrethuar me shirit të verdhë.

Nuk është kënaqësi të themi që koha na dha të drejtë.

Mbrojtja që i bëtë kësaj vepre të tmerrshme kriminale, është prova më e qartë e avokatisë që i bëni mafies së plehrave që kanë përballë shqiptarët, është aleanca e qartë që bëni me njëri tjetrin për pushtet dhe para.

Për shqiptarët s’ka më asnjë dyshim pse janë në këtë gjendje, kush janë abuzuesit me taksat e tyre. Natyra e vërtetë e kësaj qerverisje shpaloset me aferën skandaloze të inceneratorëve, i vahzoni pagaesat, për cdi aferë që kemi denoncuar ju e bëni veshin e shurdhër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura