Dy prokurorët rezultojnë pozitivë me koronavirus, shtyhet sërish seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Jan 17, 2022 | 11:29
SHPËRNDAJE

Seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë dhe shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që rezultojne pozitiv me Covid.

Saimir Tahiri

Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.

Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura