Dy porositësit e makinave “Toyota”, të arrestuar edhe më parë. Njëri prej tyre pronar i disa bizneseve

Jun 25, 2018 | 20:52
SHPËRNDAJE

Elvis Vladi dhe Alfred Vladi, dy prej personat e përfshirë në ngjarjen e sotme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro të fshehura në makinën “Toyota Yaris”, duket se nuk janë emra të panjohur për policinë.

Elvis 38 vjeç, dhe Alfred 33 vjeç, të dy banues në Peshkopi, që tashmë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë qenë ata porositësit e makinave që po transportoheshin nga Belgjika në Durrës, disa vite më parë kanë qenë të akuzuar për përfshirje në trafik drogë në Angli e Francë.

Elvis Vladi është arrestuar më 19 maj 2015 në Angli, bashkë me tre persona të tjerë shqiptarë, pasi janë kapur me më shumë se 10 kg kokainë, duke u akuzuar si pjesë e një organizate kriminale për trafik droge dhe posedim pasurie me anë të veprave penale.COCAINE-(SJ)-13A3430.JPG.gallery

Ndërsa nga ana tjetër, sipas Balkanweb, Alfred Vladi është arrestuar në vitin 2008 në Francë, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte makina të vjedhura nga Franca në Shqipëri.

Ndërkohë rezulton se Afred Vladi është pronarë i një kompanie makinash me qira, si dhe ka në pronësi disa biznese, ndër të cilat, dy pika transfertash parash.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura