Dy persona vriten me thikë, raportohet dhe për të plagosur. Çfarë dihet për autorin

Sep 17, 2021 | 19:23
SHPËRNDAJE

554397-HyioT7VRbQNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesditës së sotme në qytetin Almeo në Holandë, ku dy persona kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me thikë, ndërsa të paktën edhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Disa video janë publikuar në rrjetet sociale, ku duket një person i paidentifikuar ende, i cili qëllon me një hark nga ballkoni i një pallati.

Megjithatë, është ende e paqartë, nëse ai është mes personave të lënduar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg nga zona ku ka ndodhur ngjarja, e cila deri tani nuk është lidhur me terrorizmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura