Dy persona të armatosur hyjnë në një banesë për të grabitur, por… Çfarë thotë policia

Oct 26, 2020 | 7:45
SHPËRNDAJE

Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë në Selenicë të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (25 tetor), ndërsa policia thotë se ka identifikuar njërin prej autorëve.

grabitje-1

Grabitja ka dështuar, pasi autorët janë diktuar nga të zotët e shtëpisë dhe janë larguar me një makinë.

Policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa thotë se pasi kanë braktisur makinën kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.

“Më datë 25.10.2020, rreth orës 20:00,  në fshatin Haderaj, Selenic, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë janë  vënë nē ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autorit të dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura