Dy partitë gati/ Po presin me një këmbë për rrëzimin e Qeverisë

Apr 11, 2018 | 8:24
SHPËRNDAJE

Dy paritë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje”, tashmë janë shprehur të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

haradinaj qeveria

Që të dyja kanë paralajmëruar se gjatë javës do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinajt

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë javë mund të nisë zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e LDK-së për “Zërin”, të cilët kanë thënë se brenda kësaj jave do të kristalizohen shumë gjëra sa i përket nismës për rrëzimin e Qeverisë.

Tashmë pro mocionit dhe rrëzimit të Qeverisë gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti.

“LVV-ja është për zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më parë dhe për mocion për rrëzimin e Qeverisë”, ka deklaruar Kurti.

Përfaqësues të LDK-së kanë bërë të ditur se ende janë duke i pritur partitë politike që të deklarohen nëse janë për ta caktuar një datë të përbashkët për zgjedhje të parakohshme.

Në rast se nuk ndodh një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të LDK-së, ky subjekt do të veprojë njëanshëm.

Megjithatë analistët politikë mbeten skeptikë nëse kjo nismë do të jetë efektive, pasi për të ardhur deri te realizimi nevojiten edhe votat e GDP-së dhe të Listës Serbe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura