Dy pallatet e shembur nga tërmeti në Thumanë/ PD kërkesë për informacione Qeverisë dhe Bashkisë së Krujës

Dec 5, 2019 | 18:37
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Bashkisë së Krujës, ku kërkon informacion për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Kërkesa mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, ndërsa kërkohet informacion për dy pallatet e shembura në Thumanë, nëse u bë apo jo verifikimi i sigurisë së gjendje së dy pallateve.

PD-selia1-rama

Njoftimi i plotë:

Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

  1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?
  2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
  3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?
  4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?
  5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?

86514a31-9f9a-460a-a92d-95e80ca34ab9 fe057f73-185c-4175-838c-bccbcfa7233f

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura