U takua me Ramën në një restorant të Tiranës? Imeraj: Ja si është e vërteta! Si i përgjigjet kryeprokurorja akuzave të Bashës

Jun 2, 2021 | 23:15
SHPËRNDAJE

Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj ka mohuar të ketë patur një takim dy orësh me kryeministrin Edi Rama në një restorant të Tiranës.

takimi

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” ajo ka folur edhe për akuzat e kryedemokratit Basha që e ka cilësuar si “ikonë të korrupsionit”, duke u shprehur se kur një prokuror ose gjyqtar bëhet target nga një politikan nuk është gjë e mirë.

E pyetur mbi takimin me Ramën, Imeraj tha: “Me këto lloj teorish të përhapura në publik, që kur bën një hetim je pjesë e një grupi partiak të caktuar, në një moment tjetër je pjesë e një grupi partiak të caktuar…Njohja ime me kryeministrin është si çdo qytetar. Nuk jam takuar. Absolutisht nuk ka ndodhur kurrë që unë të takohem me Ramën në një restorant të Tiranës”.

Ndërsa, në lidhje me akuzat e kryedemokratit Basha, Imeraj u shpreh: “Arsyeja pse ishte kaq i nevojshëm reformimi i sistemit të drejtësisë është që prokurorët të ndihen të pavarur. Të dalin nga stigma e politikanëve që gjuajnë me shprehje nga më të ndryshme sa herë iu nevojitet, duke bërë target një prokuror apo një gjyqtar. Kjo nuk është gjë e mirë. Nëse ka pretendime të çfarë do lloji për korrupsion, për krim, ka organe kompetente që ushtrojnë ndjekjen penale dhe që vënë para përgjegjësisë çfarë do lloj individi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura