Dy në pranga në Kosovë, do t’i bashkoheshin esktremistëve

Aug 14, 2017 | 10:33
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Kosovë thonë se i kanë arrestuar dy persona të dyshuar se janë përpjekur t’i bashkohen grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak.

5FA6B31E-A332-4683-8B78-703CE7D90437_w1023_r1_s

Një gjykatë në Prishtinë i ka akuzuar ata me përpjekje për bashkim me grupet islamike në konfliktin e armatosur dhe dje ka urdhëruar paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Në një kumtesë të qeverisë theksohet se të dyshuarit, të identifikuar vetëm me iniciale A.D. dhe K.B., kishin provuar të kalojnë në Siri nga Turqia, ku ishin zënë nga forcat turke, raporton agjencia AP.

Ata janë kthyer nga Stambolli në Kosovë.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

Autoritetet në Kosovë thonë se afro 70 shtetas konsiderohet se luftojnë për grupet ekstremiste në Siri dhe Irak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura