Dy ndeshje për tri ditë, Kamza sfidon sot një ekip rumun

Jan 14, 2018 | 11:25
SHPËRNDAJE

Skuadra e Kamzës po vazhdon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe klubi kryeqytetas ka njoftuar se sot do të luajë ndeshjen e tretë miqësore ndaj Sepsi Osk, ekip që në këtë sezon, për herë të parë në histori, po luan në Ligën e Parë në Rumani. Takimi cilësohet një provë shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ndreu për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sepsi Osk nuk është në formën më të mirë të mundshme edhe sepse në kampionatin rumun renditet në vendin e parafundit dhe është një prej skuadrave më të rrezikuara për të rënë nga kategoria. Kjo është një mundësi e mirë për Kamzën që të regjistrojë edhe fitoren e parë në ndeshjet e luajtura në tokën turke, pas humbjes 4-1 në miqë- soren e parë me Gençlerbirligi dhe humbjes minimale të pë- suar në përballjen me një tjetër skuadër të Superligës turke, Alanyaspor.

kamza

Mesfushori – Vangjel Zguro është prezantuar dje zyrtarisht me fanellën e skuadrës së Kamzës, edhe pse ka luajtur në miqësoren e fundit dhe ka firmosur kontratën. Ai shihet në foto me një prej drejtuesve të klubi. Zguro do të jetë për dy vite pjesë e ekipit kamzali dhe shihet si një nga blerjet e goditura. Lojtari ka pasur edhe një ofertë nga skuadra e Partizanit gjatë kësaj merkatoje, por klubi i Luftëtarit kërkoi 10 mijë euro për kartonin e tij, vlerë e cila duket se nuk është paguar nga të kuqtë.

Gjithsesi, në fund Zguro u largua nga Gjirokastra për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ndreu te Kamza. Lojtari mund të luajë në disa pozicione, si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura