Dy murgesha shtatzënë, Kisha Katolike nis hetimet

Nov 5, 2019 | 21:09
SHPËRNDAJE

Kisha Katolike ka filluar një hetim për dy murgesha misionare, të cilët u zbuluan se ishin shtatzënë ndërsa ishin me mision në Afrikë.

Të dy gratë, të cilat thuhet se i përkasin urdhrave fetarë të veçantë në Siçili, tani po përballen me presion për të lënë Kishën pasi zbuluan se prisnin fëmijë.

Capture

Një nga murgeshat, një nënë eprore, kuptoi se ishte shtatzënë vetëm kur vizitoi spitalin, duke u ankuar për dhimbje në stomak.

Në fillim të këtij viti Papa Françesku pranoi se shumë murgesha ishin abuzuar seksualisht, duke e përshkruar atë si një “problem të rëndë”.

Murgeshat tani janë rikthyer në Itali për t’u përgatitur për lindjen e fëmijëve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura