“Dy mjeke ranimatore nisën të qanin”- Koordinatori i Reanimacionit preket kur tregon historinë më tragjike në spitalin covid

Nov 17, 2020 | 21:58
SHPËRNDAJE

Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj i pyetur për rastet më tragjike që është përballur në spital, i janë mbushur sytë me lot kur ka treguar rastin e një gruaje shtatzënë 28 vjeçare që ka gjetur vdekjen bashkë me beben.

mje

Ai thotë se për gruan e ndjerë kanë qarë dy mjete të reja reanimatore.

Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja, kur dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzënë. Ishte shumë e dhimbshme. Një eksperiencë tjetër ka qenë një mjeke infeksioniste që do të merrte turnin dhe qante nga ngarkesa e madhe emocionale kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë. Ishte fundjavë, janë situata mjaft të vështira që nuk i harron në jetë. Janë të rënda. Insistoj që njerëzit të ruajnë vetveten, ne jemi aty dhe këtë punë do ta bëjmë por duhet të ruhet edhe ezaurimi fizik i bluzave të bardha”- tha ai.

I pyetur se çfarë kishte gruaja shtatzënë, mjeku tha se ndjera kishte vështirësi të rënda respiratorë. “Një e sëmurë me covid e cila kishte insuficencë të rëndë respiratore. Kjo shkakton komplikacionin në mbajtjen e fëmijës. Në kushte të tilla, fëmija e ka të pamundur të jetojë, por ky komplikacion rëndon edhe gjendjen e nënës. Kjo ndodhi tek e sëmura në fjalë. Të gjithë gratë shtatzëna janë të rrezikuara. Të ruajnë veten”, u shpreh ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura