“Shqipëri hesapi”/ Nezha merr detyrën në Elbasan, Gina lë zyrën pas 24 orëve

Jan 10, 2018 | 17:21
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pasi e priti ne zyre sot drejtuesin e ri te Prokurorise se Elbasanit, Ardjan Nezhen, Dritan Gina u nis drejt Tiranes ku depozitoi ne Gjykaten e Krimeve te Renda padine ndaj kryeprokurores Arta Marku.

dritan gina ne prok

Ai tha per mediat se nuk do mbaje detyren me force, por perdori edhe nje shprehje: Ketu eshte bere per te thene Shqiperi hesapi.

Unë nuk lirova zyrën, unë jam profesionist dhe i nënshtrohem detyrës dhe ligjit.
Unë s’mund të pretendoj të rri në atë prokurori, se puna ka të bëjë me të drejta e detyra, veprime me thesarin e shtetit, organizimin e prokurise, etj. Ajo mënyrë që zgjodha dje s’është mënyra që dua të mbaj zyrën e shtetit por mënyra e reagimit të një profesionisti që s’mund të lejojë kërkënd të nëpërkëmbi mua dhe kolegët e mi. U bëj thirrje të mos lejojnë të nëpërkëmben nga shokët e partisë, dinjiteti dhe figura e tyre…”

A do vazhdoni të rrini në detyrë?

S’mund të rri me kokëfortësi për arsyet që thashë më lart, por këtu është bërë për të thënë Shqipëri hesapi

Dy “kryeprokurorë” në një zyrë! Gina nuk zbaton urdhrin e Arta Markut dhe ngre padi, ç’ndodhi sot

Pas shkarkimit një ditë më parë të Dritan Ginës, ky i fundit, kryeprokuror në Elbasan, nuk ka pranuar as sot ta lirojë zyrën, duke i qëndruar besnik vendimit që deklaroi dje në një konferencë për mediat ku tha se nuk pranonte shkarkimin pasi e ka quajtur të paligjshëm. Ai gjithashtu ka depozituar edhe padinë kundër këtij vendimi.

Në Prokurorinë e Elbasanit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në zyrën e drejtuesit të Prokurorisë, edhe Dritan Gina edhe Ardjan Nezha, drejtuesi i ri i komanduar. Mesohet se dy prokuroret kane pasur nje takim per te folur mbi situaten e krijuar.

Pas shkarkimit, Dritan Gina nuk ia liron zyrën, ja çfarë ndodhi kur shkoi kryeprokurori i ri

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha i caktuar nga Arta Marku pas shkarkimit të bashkëshortit të Rovena Gashit, ka mbërritur sot në organin e akuzës i shoqëruar nga prokurori Kosta Beluri, raporton “News24”. Thuhet se ai ka qendruar disa minura ne ambientet e Prokurorise, ku ka pasur disa takime dhe eshte larguar.

Sakaq, mësohet se i atij është mbyllur dera e mbledhjeve në Prokurori. Gina, i shkarkuar, mblodhi stafin pak minuta para prezantimit të Nezhës, dhe ka bere te qarte se nuk do e leshoje zyren, raporton Report Tv.

gina dritan

Dritan Gina tha sot ne nje konference per mediat se nuk do ta pranonte shkarkimin dhe nuk ikte nga detyra.

Ai e cilesoi levizjen e kryeprokurores Arta Marku te paligjshme dhe te motivuar politikisht.

“Pas kundërvëniesh publike është gjetur mënyra më e mirë në lëvizjen e radhës, ky është sinjal për prokurorët që kushdo që i sulmon mund ta pësojë me vendin e punës. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore, vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike, nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare sepse kjo nuk i intereson aspak”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura