Dy herë pa ftesë, ja prapaskenat me kapitenin e Kombëtares. Nga stafi i Panucit i thanë…

Mar 20, 2018 | 10:55
SHPËRNDAJE

Europiani ishte një nga arritjet më të mëdha të realizuara ndonjëherë nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Kualifikimi në Francë ishte piedestali i fanellës kuqezi për gjithkënd në histori që ka luajtur më parë.

12063329_10207887702329048_3022885444994771299_n

Si e tillë, jo vetëm për Lorik Canën, por mund të kishte qenë e fundit aventurë me Shqipërinë edhe për Ansi Agollin. Mirëpo, nuk ndodhi kështu.

Në dy grumbullimet e fundit, kapiteni nuk ka marrë një ftesë, por në të vërtetë ka një ngjarje në prapavijë që ka sjellë të gjithë këtë situatë.

Agolli

Largimi – Festimi i Agollit në golin e shënuar ndaj Lihtenshtejnit, duke iu treguar të gjithëve numrin 35 dhe me gjeste detyrimin për të heshtur përpara tij, ishte tregues i qartë i karrierës së kapitenit të ri të kuqezinjve që kërkonte respekt.

Në fund të Europianit, periudha në për fundim ishte mbase e duhura që ai të mendonte për ceremoninë e lamtumirës. “Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenën që ka ndodhur me mbrojtësin mëngjarash të kuqezinjve.Në këtë periudhë, Ansi Agolli ka marrë një lutje për të mos hequr dorë nga Kombëtarja.

Roli specifik i mëngjarashit në Kombëtare (për të cilin edhe Panuçi dje e deklaroi se ka disa alternativa, por ende po kërkon për garanci) bëri që Agollit t’i kërkohej qëndrimi ende në përfaqësuese, ndërkohë që edhe me skuadrën po luante në nivele të larta në grupet e Ligës së Kampionëve.

497976100

Ftesat – Për miqësoren mTurqinë, trajneri Panuçi përmendi publikisht se kishte biseduar me Agollin. Edhe dje e përsëriti. E në fakt, gazeta ka mësuar se ka pasur vërtet një bisedë mes tyre, lidhur edhe me mendimin e Agollit për të menduar momentin e duhur për ceremoninë e lamtumirës.

Por, me gjithë garancitë që kapitenit i ishin thënë nga stafi teknik i Kombëtares, ndaj Turqisë mungoi ftesa. Duke qenë një miqësore, edhe vetë Agolli e pranoi publikisht se trajneri mund të ketë nevojë për të testuar të tjerë elementë të rinj.

agolli

Tashmë, kapitenit i mungoi sërish ftesa në Kombëtare. Por, këtë herë, Agolli nuk ka dhënë asnjë deklaratë në media mbi situatën. Për gjithçka ka ndodhur, mund të thuhet vetëm një frazë: Agolli është tradhtuar dhe numrat e moshës i serviren si përgjigje për të gjithë karrierën, eksperiencën, kontributin dhe shpirtin që ka dhënë në Kombëtare…

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura