Dy gola larg pasardhësit të Haland/ Sezoni spektakolar i Vrionit, por 23-vjeçari nuk thyhen dot rekordin e Salihit

May 20, 2022 | 23:55
SHPËRNDAJE

Xhakomo Vrioni realizoi një sezon spektakolar në kampionatin austriak me fanellën e Tirolit. 23-vjeçari shqiptar i huazuar nga Juventusi, arriti të realizonte plot 17 gola në kampionat, 2 më pak, se kryesuesi i listës së golashënuesve, Adejemi, i cili është dhe pasardhësi i Haland te Dortmundi.xhakomo vrioni

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, gjermani do të jetë pjesë e klubit verdhezi, për të zëvendësuar Halandin që ka firmosur me Sitin.

vrioni lista

Për sa i përket Vrionit, pavarësisht numrit të kënaqshëm të golave të realizuar në këtë sezon në kampionatin austriak, futbollisti i Kombëtares shqiptare, nuk arriti të thyente dot rekordin e Salihit, për sa i përket numrit të golave të shënuar brenda një sezoni në Bundesligën austriake, pasi në sezonin 2010-2011, me fanellën e Rapidit të Vienës, Salihi realizoi 18 gola, 1 më shumë se Vrioni.

salihiGjithsesi falë talentit dhe nuhatjes që ka, Vrioni, i ka të gjitha premisat që në të ardhmen, të bëjë akoma më mirë, për sa i përket numrit të golave dhe paraqitjeve dinjitozë në fushën e lojës.SalihiPANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura