Dy goditje në janar, ja si ndryshon rreshtimi i Milanit me Xhakën dhe Ibrën

Nov 22, 2019 | 16:03
SHPËRNDAJE

4-3-3 duket i vetmi i paprekshëm te Milani, madje edhe në rast se në ekipin e Stefano Piolit zbarkojnë Granit Xhaka dhe Zlatan Ibrahimoviçi. Suedezi do të merrte menjëherë komandën e sulmit kuqezi duke ulur në stol Piontekun.

PIOLI

Në rast se trajneri do të “transferohej” në një ekip me dy pyka, atëherë polaku do të ishte partneri krah 38-vjeçarit të lindur në Suedi. Disi më i lehtë ambientimi për Granit Xhakën. 27- vjeçari me origjinë shqiptare mund të luajë në çdo rol të mesit të fushës, por me Benaserin në regji, Xhaka do të ishte një nga dy kolegët në krahët e algjerianit.

Ibra Xhaka

Pavarësisht rreshtimit, te Milani do të kishte gjithnjë vend për dikë me karakteristikat dhe përvojën e mesfushorit të Arsenalit. Në rast nevoje, Xhaka mund të luante edhe si fantazist pa shpinës së sulmuesve, një rol që e ka bërë te Gladbahu gjatë përvojës së tij në kampionatin gjerman.

Milan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura