Dy frutat verore që ju ndihmojnë të bini nga pesha

Aug 12, 2018 | 20:48
SHPËRNDAJE

Dëshironi të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme? Ky “smoothie” i bërë nga pjepri dhe kivi mund të jetë i dobishëm nëse konsumohet çdo ditë, pasi djeg yndyrën dhe kështu ju do të mund të përfitoni nga efekti diuretik i tij.

Ja si ta përgatisni:1

Përbërësit:

  • 1 filxhan pjepër i prerë në kuba (150 gr)
  • 1 mollë jeshile
  • 1 kivi i qëruar dhe i copëtuar
  • 5 lugë lëng limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë (25 g)
  • 1 gotë ujë (200 ml)

Përgatitja:

  • Kjo pije është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni fruta organike. Vetëm në këtë mënyrë do të përfitoni nga efektet e tyre.
  • Shmangni blerjen e kivit dhe pjeprit shumë të pjekur, përndryshe niveli i sheqerit nga këto fruta mund të jetë tepër i lartë dhe do të na sjellë më shumë dëm sesa dobi.
  • Prisni në kuba 150 gramë pjepër. Qëroni kivin dhe e prisni në feta të holla.
  • Më pas qëroni mollën, i hiqni farat dhe e prisni në katër pjesë.
  • Në “smoothie”-n tuaj me pjepër dhe kivi shtoni edhe pak lëng limoni, në mënyrë që të forcojë edhe më shumë nivelet e vitaminës C.
  • Merrni blenderin: hidhni gotën e ujit, pjeprin, mollën, kivin, limonin dhe mjaltin.
  • Një “smoothie” shumë i mirë për t’u pirë në mëngjes. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak kube akull

Burimi: Shije

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura