Dy efektivë policie në Dhërmi rrihen keqas me grushte nga pesë të rinj

Jan 28, 2016 | 18:01
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar pesë të rinjtë që rrahën dy efektivë të policisë në Dhërmi të Vlorës.

policia vloreNgjarja ka ndodhur ditën e sotme ku pesë të rinjtë u ndaluan nga efektivët e Policisë, të cilët konstatuan se ata lëviznin pa dokumente dhe ishin me precedentë penalë.

Të arrestuarit janë Luftar Hysa, 20 vjeç, banues në Kamëz, Marjan Gjergji 30 vjeç, banues në Lezhë, Edmond  Gjergji, 28 vjeç, banues në Lezhë, Edison Dodaj, 20 vjeç banues në Lezhë dhe Aurel Dodaj, 29 vjeç banues në Lezhë.

Këta persona u ndaluan nga Policia e Vlorës gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Dhërmiut, por ata ishin të papajisur me karta identiteti.

Madje, ata kanë kundërshtuar forcat e rendit, duke iu kundërpërgjigjur me grushte. Në këtë mënyrë, dy policët e dhunuar kanë marrë plagë në trup. Ata janë identifikuar si B.M. dhe M.L.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura