“Dy duar për një kokë”, aktori Liçaj thirrje të fortë qeverisë: Asgjësimin tonë nuk e vendos dot ti, nëse do luftë…

Jun 19, 2018 | 20:36
SHPËRNDAJE

Edhe sot artistë të shumtë dhe qytetarë janë mbledhur para Teatrit për të kundërshtuar shembjen e tij.

Ata i kanë bërë sërish thirrje qeverisë, për tu tërhequr nga projekti që i hap rrugën shembjes ë Teatrit.

Ka qenë aktori Visjan Ukcenaj qe ne fjalen e tij para te pranishmeve ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

visjan-1

“Arsyeja pse erdha këtu është se nuk kam parë asnjë të ri që të vij këtu. Ti s’ke për ta bërë atë projekt o plak, shko e bëje diku tjetër. Kjo është skena më e rëndësishme e të rinjve. Disa servilë shiten për një projekt në teatër. Disa të tjerë nuk vijnë. Duhet të vijmë të gjithë të rinj. Artist me pordhë, pa pordhë, pa lekë apo me lekë”, tha Ukcenaj në protestën tek Teatri.

Më pas një fjalë e ka mbajtur dhe aktori Neritan Liçaj, i cili ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet, pasi nëse nuk ndodh kjo gjë, ai tha se do ketë luftë.

neritan licaj

“Kur kjo qeveri ka ardhur me një platformë rilindje, kjo gjë duhet bërë. Duhet të hidhen themelet për ligjin per artin dhe kulturën. Kur vjen puna për asgjësimin tonë, dua ti them një gjë, që asgjësimin tim e vendos vetëm unë dhe ai lart. Kur vjen puna për asgjësimin tim dhe kolegëve tanë, ne do të nisin luftën nuk dorëzohemi, unë jam djalë ushtaraku dhe di një shprehje, “Dy duar për një kokë”, o të na vras o ta vrasim”, ishte kjo deklarata e Neritan Liçajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura