“Dy ditë përpjekje për të fshehur të vërtetën”, Basha-Ramës: Kush gënjen për numrin e viktimave, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për…

Nov 21, 2020 | 18:16
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas denoncimit të bërë prej tij për manipulim të shifrave të viktimave, që kanë humbur jetën nga pandemia COVID-19.

basha

Në një postim në Tëitter, Basha shkruan se Ramës këto dy ditë Rama i ka shfrytëzuar për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën.

Teksa thotë se përpojekja e tij është e kotë sepse askush nuk e beson më, Basha thekson se “Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka”.

Sipas kryedemokratit “Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.”

Postimi i plotë:

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura