“Do ju çoj të sigurtë në shtëpi”. Rrëfimi emocionues i pilotit dy ditë pas aksidentit tragjik ajror

Mar 28, 2015 | 13:37
SHPËRNDAJE

Kompania Germanwings ka rinisur fluturimet ajrore, mes frikes nga ngjarja e vetem tre diteve me pare, kur nje pilot, qe dyshohet se e rrezoi qellimisht avionin ne Alpet Franceze, vrau 150 persona. Por, padyshim qe kjo qe do te tregojme me poshte, mund te quhet pa frike historia me e bukur qe kemi degjuar deri me sot lidhur me te gjithe ngjarjen.

Postimi ne Facebook i pasagjeres qe shperndau fjalimin emocionues te pilotit te Germanwings

Është deklarata emocionuese e nje prej piloteve te kompanise, i cili, pak perpara nisjes, i ka premtuar pasagjerëve: ‘unë do t’ju çoj të sigurtë në shtëpi’, transmeton “The Mirror”. 

Momentet prekëse janë postuar në profilin në Facebook të një pasagjereje, dhe menjehere ai eshte shperndare me mijëra herë nga perdoruesit e rrjetit social.

Mesohet se piloti i shtrëngoi dorën çdo pasagjeri të avionit dhe iu drejtua atyre me një mesazh sigurie : “Ata që janë në bord do t’i çoj në shtëpi të sigurtë”.

Britta Englisch shkroi ne Facebook: “Dje në mëngjes në 8:40 unë hipa në një fluturim me avionin e Germanwings nga Hamburg në Këln me ndjenja të përziera. Por, kapiteni nuk i tha vetëm përshëndetje pasagjereve, por mbajti një fjalim para se të ngriheshim nga toka. Për mënyrën se si ai dhe ekuipazhi ishin prekur nga tragjedia. Për mënyrën se si ekuipazhi ndjehej çuditshem, por të gjithë ata ishin atje vullnetarisht. Dhe për mënyrën se si ai na tha se ka një familje, ekuipazhi ka familje sigurisht, dhe se ai do të bënte gjithçka për të bërë të sigurtë që ai do të arrinte përsëri me ta në mbrëmje. Ishte krejtësisht i qetë. Dhe pastaj i tërë aeroplani shpërtheu në duartrokitje”.

Ajo shtoi: “Unë do të doja të falënderoja këtë kapiten, që na beri të kuptonim atë që ne të gjithë të menduam dhe që na bëri të ndihemi mirë gjatë fluturimit…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura