Dy ditë para Hagës, Hashim Thaçi nderime tek varri i Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri!

Jul 11, 2020 | 22:22
SHPËRNDAJE

Dy ditë para udhëtimit për në Hagë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit.

Me një shënim në facebook, Thaçi shkruan se vizitoi varrin Adem Jasharit për të kryer nderimet ndaj tij në Prekaz, por edhe “për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

thaci

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën do të udhëtojë për në Hagë për t’u pyetur nga Prokuroria Speciale, pas aktakuzave të ngritura ndaj tij për rreth 100 vrasje në luftën ndaj Serbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura