Dy dekada diss-e e armiqësi/ A ka mundësi që të bëjë paqe me Unikkatil? Noizy përgjigjet për herë të parë

Aug 7, 2022 | 23:07
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Unikkatil-Noizy ka qenë një nga rivalitetet më të mëdha në rapin shqiptar. Dy artistët gjithnjë janë përplasur verbalisht përmes muzikës së tyre. Mirëpo, Noizy thotë se ata nuk kanë asnjë problem.

noizy unikatil

 

I ftuar në emisionin ” 1 kafe me Labin” reperi u pyet, “Je pajtu me Stresin, a do ketë ndonjë pajtim me Unikkatilin”? Dhe përgjigja e tij i kapi të papërgatitur fansat. “Unë realisht nuk kam pasur asnjë lloj problemi. Njerëzit që e kanë nxit këtë kanë qenë fansa por as ai nuk ka problem me mua e as unë me atë. Nuk kemi pas asnjë lloj problemi, me sa di unë. Zero”, tha Noizy.

Unikkatil ka një karrierë të gjatë në industrinë e muzikës duke qënë aktiv që nga viti 1995 kur publikoi këngën e tij të parë, e më vonë një listë të gjatë të tyre kur u transferua në Bronx, New York ku edhe themeloi grupin shqiptar të repit ‘TBA’.

Nga ana tjetër, Noizy krijoi në 2001 On Top Of The Rest i njohur thjesht si (O.T.R) që në gjuhën shqipe do të thotë “Mbi të gjithë”.

Armiqësia e hershme e dy grupeve të hiphop-it shqiptar OTR dhe TBA kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e publikut. Mes tyre ka pasur përplasjeve verbale në rrjetet sociale dhe këngë e nuk kanë munguar kërcënimet apo konfrontimet fizike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura