Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shëngjin/ Plagosen dy persona, ja informacionet paraprake nga ngjarja

Jan 17, 2021 | 19:52
SHPËRNDAJE

Një aksident raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Dy automjete janë përplasur në afërsi të vendit të quajtur “Lapidari” në hyrje të Shëngjinit, raporton korrespondenti i “Panoramës”.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, që ishin pasagjerë në automjete.

Nuk ka ende informacione mbi shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, për të zbardhur këtë ngjarje.

Sjellim në vëmendje që disa aksidente kanë ndodhur përgjatë kësaj jave në disa akse të vendit, disa me pasoja në jetë njerëzore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura