“Dvorani do bëhet shembull”- Presidenti Meta: Shkelja flagrante, dëmi është i madh

Nov 18, 2019 | 21:38
SHPËRNDAJE

 

Presidenti Ilir Meta tha se jo vetëm që nuk është tërhequr nga padia ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve të Drejtësi, Ardian Dvorani, por theksoi se “ai do të bëhet shembull”.

I ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

metaa

Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura