“Dvorani do bëhet shembull”/ Padia e Metës për kreun e KED do dorëzohet në 3 Prokurori

Nov 19, 2019 | 14:23
SHPËRNDAJE

Padia penale ne ngarkim te kreut te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, Ardian Dvorani do te dorezohet sot ne mesdite.

Burime nga Presidenca njoftojne se padia do te dorezohet ne mesdite, ne oren 14.30, mes te ciles do te kerkohet ndjekje penale per Dvoranin.

Padia do te dorezohet ne tre prokurori, ne Prokurorine e Pergjithshme; prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda dhe ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane

Mbreme i ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

metaa

Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, tha Meta.

Veprat penale per te cilat Meta akuzon Dvoranin 

1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë.

Me heret, Presidenti Meta shpërtheu me tone të larta ndaj kreut të Këshillit Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ndërsa e konsideroi “ushtar të partisë”.

dvorani-dhe-meta-770x434

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha se kreu i KED, në kundërshtim me statusin, “bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që të shkelë Kushtetutën me pahir”.

“Një mafioz dhe ushtar të verbër të partisë”, e quajti ne fjalen e tij Meta, teksa nje dite me pare, në reagimin e tij, Dvorani theksoi se:

“KED ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura