Loja e dyfishtë e Teas, taktikat për të ndarë shtratin me Fisnikun dhe Veselin

May 1, 2015 | 11:23
SHPËRNDAJE

Fisniku-Tea-Veseli është kjo trilema më e pazakontë e “Big Brother 8”, ku të gjithë presin vendimin e 22- vjeçares estetiste, e cila ka ardhur nga Italia për këtë eksperiencë televizive. Pasi deklaroi se puthjen e parë ia kishte dhënë një vajze, ja ku dalin dy djem brenda shtëpisë të interesuar njëkohësisht për të, Fisniku nga Tirana dhe Veseli nga Prizreni. Deri tani kemi parë që në shtratin e saj shkojnë për ta bindur një herë Fisniku, i njohur si filozofi me klas, dhe një herë Veseli, i njohur si donzhuani i parefuzueshëm nga vajzat. Po si ndodhi që Tea ngeci mes këtij trekëndëshi të sikletshëm?!

Në fillim ajo krijoi afrimitet me Finikun, i cili nga ana e tij u shpreh në ekran se nuk bëhej fjalë për dashuri ndaj Teas, por vetëm për pëlqim. E, në këtë moment delikat, hyri në lojë ekonomisti nga Kosova, 23-vjeçari simpatik, Vesel Kurtishaj. Duke qenë se hyri me vonesë dhe tashmë i kishte njohur banorët nga ekrani, Veseli ishte në dijeni të situatës së Teas me Fisnikun, dhe kështu hyri në lojë për të arritur një synim, dhe kjo ishte Tea. Që natën e parë të bashkëjetesës me banorët, ai u hodh direkt në sulm me Tean, e cila tashmë mbetet të zgjedhë me Fizikut, që ia merr mendjen me fjalë dhe Veselit që ia merr mendjen me pamjen. 

Por duket se në një farë mënyre, ajo i ka shpallur sfidë Veselit, duke i thënë se ai do të dilte shumë i fortë si djalë, nëse do arrinte ta bënte për vete.

Aktualisht të dy djemtë po përdorin të gjitha mënyrat dhe vendimin pritet ta marrë vetë Tea. Ai që po punon me më shumë stil në këtë aspekt është Fisniku, i cili në dhomën e gjumit natën vonë i ka shprehur asaj ndjenjat me doza filozofike. Por me mënyrën e tij të komunikimit paksa të pakapshme, ai arriti t’ia merrte përqafimin e shumëkërkuar Teas, si një përgjigje paraprake e asaj, që ata lexojnë në sytë dhe gjestet e njëritjetrit. Fisniku iu rrëfye Teas, se ajo është shumë e rëndësishme për të, duke e barazuar me njerëzit e shtrenjtë të jetës së tij. Madje e sqaroi atë se pikërisht ngaqë është shumë e rëndësishme për të, do të preferonte që ta respektonte, duke mos pasur diçka më shumë mes tyre brenda shtëpisë. 

Nga ana tjetër, Veseli është treguar i vendosur të fitojë dashurinë e Teas. Ai, përveçse e ndjek kudo, kërkon që ajo t’i bëjë masazh apo të shtrihen bashkë në të njëjtin krevat. Ai kërkon me ngulm që ajo ta pranojë si të dashurin zyrtar në lojë. Por le të shohim në ditët në vazhdim se cili nga djemtë do e tërheqë më shumë pas vetes Tean.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura