‘Durrësi, qytet fantazmë’, ‘Al Jazeera’ reportazh për tërmetin. Ç’tha Meta dhe Basha

Nov 29, 2019 | 13:21
SHPËRNDAJE

Mediave te pafundme qe mbajne ne kryelajmet e tyre Shqiperine dhe pasojat e termetit shkaterrues i eshte bashkuar edhe rrjeti i njohur mediatik “Al Jazeera”, qe ka publikuar nje reportazh per dramen qe po perjetojne banoret e goditur rende nga termeti.

‘Tre dite pas termeti ne Durres la te vdekur se paku 46 njerez, qyteti po braktiset nga banoret eti’. Keshtu e nis reportazhin media e huaj, duke shtuar: “Paslëkundjet e vazhdueshme kanë terrorizuar qytetin me 200 mijë banorë, që është kthyer në një qytet fantazmë”.Untitled

Per “Al Jazeera” kanë folur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kryedemokrati Basha thotë se gjysma e qyteti është evakuuar, ndërsa qindra banorë të traumatizuar janë shtruar për ndihmë në spitale.

“Gjysma e qytetit është evakuuar tashmë. Njerëzit janë të terrorizuar. Qindra janë shtruar në spital dhe qindra familje kanë humbur shtëpitë e tyre”-tha Basha.
Nderkohe qe kreu i shtetit ka theksuar se situata kerkon nje hetim te thelle dhe konkret.
“Është e qartë se disa nga këto ndërtime ishin totalisht jashtë standardeve të sigurisë,”- tha presidenti Ilir Meta për rrjetin “Al Jazeera”.
Ka nisur inspektimi menjëherë në terren për të bërë verifikimin e banesave, ndërsa ky proces pritet të zgjasë me ditë të tëra pasi krahas Durrësit ka shumë banesa të dëmtuara edhe në kryeqytet.

Si dhjetëra mijëra njerëz, rrobaqepësja Vera Kushta tani kalon mbrëmjen duke ecur jashtë dhe fle natën në makinën e saj, duke shmangur shtëpinë e saj edhe pse është e paprekur. Ajo thotë se fqinjët e saj janë larguar. “Njerëzit thonë se deti do të rritet, te gjithe e thone kete’ tregon ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura