VIDEO/ “Durrësi ka nevojë për shtet, për dashuri”, deputetja e opozitës së re nuk fsheh dot emocionet, përlotet në Kuvend teksa flet për tërmetin tragjik

Dec 5, 2019 | 11:49
SHPËRNDAJE

Edlira Hyseni-deputetja e Durresit1

E prekur dhe e emocionuar ka folur sot në foltoren e Kuvendit deputetja e opozitës së re, Edlira Hyseni e cila nuk i ka fshehur dot emocionet teksa përmendi tërmetin e dates 26 nentor, i cili shkaktoi tragjedi per 51 familje qe humben te dashurit e tyre dhe lane mijera te tjere te pastrehe.

“Isha përgatitur të flisja për buxhetin por jemi në një situatë ndryshe nga çfarë kemi qenë. Durrësi, Thumana dhe vendet përreth. Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën.

Në katër të mëngjesit nuk kishte ndarje politike. Njerëzit kanë humbur shumë në të gjitha drejtimet dhe sot Durrësi ka nevojë të rigjejë besimin. Durrësi ka nevojë për një shtet për një qeveri që do t’i përgjigjet. Durrësi ka nevojë për dashuri. Unë nuk dua të besoj që do preken ato lekë për personat e prekur nga tërmeti.

Durrësi ka nevojë edhe për të gjetur drejtësi por prioritet është rikthimi në normalitet. Shkollat në Durrës janë të dëmtuara. Prindërit kanë frikë të rikthejnë fëmijët në shkollë. Kanë rënë pallate që janë ndërtuar në 10-vjeçarin e fundit. Kemi nevojë të besojmë tek qeveria”, tha Hyseni.

1575540749_deputetja

Edlira Hyseni-deputetja e Durresit Edlira Hyseni-deputetja e Durresit1 Edlira Hyseni-deputetja e Durresit11 Edlira Hyseni-deputetja e Durresit111 Edlira Hyseni-deputetja e Durresit1111

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura